Januzaj, dështoi kundër Crystal Palaces
Ndeshja e fundit e Manchesterit kundër Crystal Palaces, padyshim që ishte njëra ndër ndeshjet më të dobëta në karrierën e Adnanit në Premier Ligë.
Sport
Paraqitja e Adnan Januzajt në ndeshjen e fundit të Manchesterit që e zhvilloi kundër Crystal Palaces, ishte thjeshtë për tu harruar.
Ai kishte një performancë shumë të dobët, dhe si pasojë e kësaj, u largua nga loja për t’ia lëshuar vendin mesfushorit spanjoll, Juan Matës.
Një zgjedhje e tillë doli të ishte e saktë për Van Gaalin, pasi pikërsisht Mata shënoi golin e vetëm në fitoren mimimale të Manchesterit.
Januzaj e ka zhgënjyer mjaft shumë Van Gaalin, i cili ka fituar një besim te ai, pasi në shumë ndeshjet e fundit e ka vendosur si titullar.