Januzaj bën asist, Turuc shënon supergol nga distanca

Skuadra e Besaksehir shënoi fitore në javën e fundit të Superligës së Turqisë kundër Trabzonsporit me rezultatin 3 me 1. Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi mesfushori turk, Deniz Turuc në minutën e 34’të, shkruan Lajmi.net Turuc realizoi një supergol nga distanca pasi mori një asist nga lojtari shqiptar, Adnan Januzaj. Me këtë…

Sport

06/06/2023 22:16

Skuadra e Besaksehir shënoi fitore në javën e fundit të Superligës së Turqisë kundër Trabzonsporit me rezultatin 3 me 1.

Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi mesfushori turk, Deniz Turuc në minutën e 34’të, shkruan Lajmi.net

Turuc realizoi një supergol nga distanca pasi mori një asist nga lojtari shqiptar, Adnan Januzaj.

Me këtë fitore, Besaksehir e mbyll sezonin në pozitën e pestë me 62 pikë, kurse Trabzonspor në pozitën e gjashtë me 57 pikë.

Të dy skuadrat nuk arritën të zënin ndonjë vend që çon në garat e UEFA-s./Lajmi.net/