Januzaj, bashkë me Shaqirin?

Bayern Munich mund t’i bashkojë Xherdan Shaqirin me Adnan Januzajn. Gjiganti bavarez është i interesuar për transferimin e mesfushorit të talentuar të Manchester Unitedit.

Sport

18/08/2014 10:55

Adnan Januzaj dhe Xherdan Shaqiri mund të jenë bashkëlojtarë.

Bayern Munich është i interesuar për transferimin e mesfushorit të talentuar të Manchester Unitedit, ka bërë të ditur tabloidi britanik “Daily Mail”.

Reprezentuesi i Belgjikës edhe në të kaluarën ishte përmendur si objektiv i gjigantit bavarez.

Mirëpo, 19-vjeçari ka marrë fanellën me numrin 11, nga legjenda e pensionuar e Unitedit, Ryan Giggs një shenjë se gjiganti nga Old Trafford e planifikon të ardhmen me të dhe vështirë se do të lejojë largimin e tij.

Por, Bayern nuk dorëzohet dhe tenton që ta josh futbollistin që t’i bashkohet Shaqirit në Allianz Arena.