Januzaj asiston, Belgjika fiton (Video)
Belgjika ka shënuar fitore bindëse me rezultat 3-1, në miqësoren e zhvilluar kundër Islandës, ku Januzaj dhuroi dhe një asistim.
Sport
Adnan Januzaj ka treguar edhe një herë shumë mirë se është një talent i madh, pasi kësaj radhe ka bërë një asistim fantastik në miqësoren ndaj Islandës.
Teksa po rjedhte minuta e 11 e takimit, Januzaj asistoi për mrekulli deri te bashkëlojtari i tij, Lombaerts i cili shënon për të kaluar Belgjikën në epërsi.
Sidoqoftë, dy minuta më vonë, Finnbogason shënon për të barazuar rezultatin. Pjesa e parë ka përfunduar me rezultat 1-1, ndërsa tashmë pritet të fillojë dhe pjesa e dytë.
Në minutën e 62’ Origi dhe Romelu Lukaku në minutën e 73’, shënuan për të nënshkruar kapitullimin e Islandës në këtë takim.
Video