Janë vrarë mbi 8,500 ushtarë të IS-it

Koalicioni i forcave aleate, i udhëhequr nga SHBA-të, thotë se nga sulmet ajrore në Irak janë vrarë mbi 8,500 luftëtarë të grupit Shtetit Islamik që nga gushti i vitit të kaluar.

Bota

03/03/2015 19:09

Këtë e ka thënë sot udhëheqësi i komandës qendrore të ushtrisë amerikane, gjenerali Lloyd Austin.

Ai ka thënë se jo vetëm që janë vrarë 8,500 luftëtarë të IS, por nga këto sulme janë shkatërruar edhe qindra automjete, tanke dhe armatim i rëndë.

Sulmet ajrore po ashtu e kanë zvogëluar mundësinë që IS të provojë të marrë rafineritë dhe pikat e naftës, sidomos në Siri.

Austin ka thënë se IS, i cili ka kontrolluar pjesët kryesore të Irakut verior dhe atij perëndimor nga vera e kaluar, më nuk është në gjendje të mbajë territore aq të mëdha.