“Janë meritorë të gjithë deputetët që përkrahën Rezolutën për ndalimin e lojërave të fatit”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se i përgëzon Grupin Parlamentar të të LDK-së dhe grupet tjera parlamentare për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit për ndalimin e lojërave të fatit.

Lajme

22/03/2019 19:09

“Janë meritorë të gjithë deputetët që përkrahën Rezolutën. Në këtë frymë, në vend të lojërave të fatit, të zhvillojmë një iniciativë të përbashkët për hapje të vendeve të reja të punës në prodhim, tregti, shërbime”.

“ Një program ekonomik që gjeneron punësim. Fati ynë buron në punën tonë”, ka shkruar Mustafa në rrjetin social Facebook.