Janë gjetur mbetje mortore në Saradran të Istogut

Janë gjetur mbetje mortore sot në fshatin Saradran të Istogut. Në po këtë fshat, edhe në vitin 2000, në një varrë masiv ishin gjetur 18 trupa cilivish shqiptarë, të cilët ishin vrarë nga forcat serbe.

Lajme

18/05/2014 20:45

Familja Mavraj nga fshati Saradran i Istogut teksa po hapnin varrin e një familjari të tyre kanë hasur në disa mbetje mortore nga lufta e fundit në Kosovë. menjëherë pasi është lajmëruar për këtë ngjarje, Policia e Kosovës ka bërë sigurimin e këtij lokacioni.

Ndërkaq, policia e EULEX-it, ka marrë mbetjet mortore dhe i ka dërguar për ekzaminim në Prishtinë.

Ndërsa në vitin 2000 po në këtë fshat ishin gjetur trupat e 18 civilëve shqiptarë të ekzekutuar dhe të varrosur nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë, në lokacionin e varrezave të fshatit Saradran, raporton RTK.