Të Infektuar: 224

Të Shëruar: 37

Të Vdekur: 6

James tregon se si skuadra e Lakers po përballet me Covid19: E gjithë skuadra jemi në kontakt

20:45 | 26 Mars 2020

Ylli i Los Angeles Lakers, LeBron James, ka treguar se si skuadra e Lakers po kalon në këto kohë.

Skuadra e Lakers është në pushim të obliguar, pasi përhapja e koronavirusit ka prekur edhe ShBA-të, duke bërë që liga e NBA të pezullohet.

Gjatë kësaj kohe, Lakers po mbajnë kontaktet mes vete, me anë të rrjeteve sociale, bën të ditur LeBron James.

“Mbajmë lidhje mesvete, duke shkruar me njëri tjetrin, gjithë lojtarët e skuadrës. Ne jemi në kontakt çdo ditë” ka thënë James, transmeton lajmi.net.

“Broçkulla të përditshme. Mund të jetë diçka që është në internet, dikush dërgon një klip…” ka thënë James, rreth asaj se çfarë bisedojnë shokët.

“Djemtë po qëndrojnë të lidhur. Të gjithë e dinë ku janë të tjerët. Ne e dimë se çfarë po ndodh” ka thënë tutje Bron.

Nuk dihet akom se kur do të rifillojë sezoni në NBA, por duket se skuadra e Lakers nuk kanë humbur ‘kiminë’ mes vete. /Lajmi.net/