James Rodriguez vendos për të ardhmen

James Rodriguez dëshiron të rikthehet në Madrid.

Sport

12/02/2019 19:09

James Rodriguez do të refuzojë çdo ofertë nga Premierliga në fund të sezonit, për t’u rikthyer te Real Madrid.

‘Marca’ shkruan se kolumbiani është duke shpresuar që të kthehet në Madrid pas përfundimit të huazimit te Bayern Munich, edhe pse bavarezët po e mendojnë mundësinë e ushtrimit të opsionit të tyre për blerje.

Nëse asnjë nga këto dy destiancione nuk finalizohen, Juventusi është një destiancion tjetër i mundshëm për lojtarin, i cili po kërkohet edhe nga Arsenal në Premierligë./Lajmi.net/