James Rodriguez është objektivi i fundit i Atletico për këtë merkato

Përkundër humbjes së Antoine Griezmann, Atletico Madrid ka zhvilluar një prej merkatove më të mira viteve të fundit, duke afruar në skuadër disa emra të rinj, dhe duke mbetur me 60 milionë funte plus.

Sport

19/07/2019 11:15

Atletico Madrid tashmë ka kthyer James Rodriguez në një objektiv për të mbyllur shpenzimet e merkatos së verës.

‘Marca’ raporton se ‘Rojiblancos’ po shtyjnë me të gjitha forcat drejt kolumbianit, transmeton lajmi.net.

Për mesfushorin e Real Madrid në garë është edhe skuadra e Napolit, si rival kryesorë i Atleticos.

Negociatat me Real nuk pritet të jenë të lehta, edhe përkundër faktit se lojtari nuk është pjesë e planeve të tyre dhe vet kolumbiani është pajtuar për transferimin. /Lajmi.net/