James: Rikthimi i Martial ka përmirësuar skuadrën

Daniel James ka thurur disa lëvdata për shokun e tij të skuadrës, Anthony Martial.

Sport

11/11/2019 21:03

Anthony Martial është lënë jashtë skuadrës së Francës për ndeshjet kualifikuese të Euro 2020, por forma e tij vlerësohet shumë nga James.

Martial është rikthyer në skuadrën e Manchester United, duke pasur një impakt të madh në lojën e ‘Djajve të kuq’, gjë që është vlerësuar shumë nga i riu Daniel James.

“Që prej kur Martial është kthyer, ne jemi përmirësuar” ka thënë James pas ndeshjes ndaj Brighton, transmeton lajmi.net.

“Ai është lojtar i madh. Ka qenë i rëndësishëm edhe për mua e Marcus” ka thënë tutje anëtari i United.

“Që kur është kthyer, ai ka shënuar gola, ka asistuar dhe ka qenë i mrekullueshëm” ishin fjalët e James.

Daniel James është paraqitur në të gjitha 12 ndeshjet e Manchester United këtë edicion në Premierligë, duke luajtur edhe ai gjithashtu një rrol të rëndësishëm në skuadër. /Lajmi.net/