James O’Brien: Kosova ta zbatojë asociacionin
Ndihmës Sekretari i Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit, James O’Brien, deklaroi sot në Beograd se komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë asociacionin. AI këto komente i bëri pas takimit me presidentin Aleksandar Vuçiq me të cilin ka biseduar edhe për partneritetin SHBA-Serbi. “Kosova ka premtuar se…

Lajme
Ndihmës Sekretari i Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit, James O’Brien, deklaroi sot në Beograd se komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë asociacionin.
AI këto komente i bëri pas takimit me presidentin Aleksandar Vuçiq me të cilin ka biseduar edhe për partneritetin SHBA-Serbi.
“Kosova ka premtuar se do ta zbatojë obligimin për themelimin e asociacionit dhe kjo është me rëndësi kyçe për serbët. Nëse ekziston shqetësimi se komuniteti ndërkombëtar nuk po i përmbush obligimet e veta, shpresoj se do të punojmë për të përmbushur premtimin dhe për të ndihmuar,” tha O’Brien.