James megjithatë luan në derbi
Real Madrid e ka marrë edhe një lajm të mirë para derbit ndaj Atleticos.

Sport
‘Los Blancos’, pasi mësuan se Bale dhe Ramos do të kthehen ndaj Atletico Madridit, tani e kanë marrë lajmin se edhe James do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje, raporton AS.
Megjithatë për këtë përballje Reali do të jetë pa Pepen, Danilon dhe Jesen të lënduar.
Rikthimi i këtyre lojtarëve është një shtytje e madhe për Real Madridin, pas barazimit zhgënjyes me Malagan në fundjavë.