James Johnson, ylli i NBA që është ‘perfekt’ edhe në sporte të tjera

James Johnson është ‘sportisti universal’.

Sport

05/06/2020 18:45

Anëtari i skuadrës së Miami Heat në NBA, Johnson, nuk është i aftë vetëm në sportin e basketbollit.

Basketbollisti shquhet edhe për aftësitë e tij në sportet luftarake, anë të cilën duket se e ka trashegimi nga familja.

Johnson ka një rrip të zi të shkallës së dytë në karate, por është i mirë edhe në sporte të tjera luftarake, transmeton lajmi.net.

Ai ka një rekord prej 20-0 në kikboks dhe një rekord prej 7-0 në duelet e MMA.

8 vëllezërit/motrat e tij kanë gjithashtu rripa të zinj në karate, kurse sa Johnson ishte i vogël, ai kishte nofkën “Little Ali”.

James Johnson ka thënë se dëshiron të shkojë në UFC, pasi të mbyll karrierën në NBA. /Lajmi.net/