James: Jemi të brengosur për Modricin
Superylli i Real Madridit, James Rodriguez ka thënë se ai dhe e tërë skuadra e tij janë të brengosur për lëndimin e Modricit që e pësoi në takimin e djeshëm ndaj Malagës.

Sport
James ka thënë se e tërë skuadra e tij është e brengosur për Modricin, i cili ka pësuar një lëndim në takimin e djeshëm ndaj Malagës.
“Jemi të brengosur për të, mirëpo shpresojmë që ai të jetë mirë”, tha James.
“Ai është një lojtar i shkëlqyer, i cili ka kapacitet të shënojë gjithashtu dhe gola”, përfundoi kolumbiani.