James Harden flet për marrëdhëniet e tij me Chris Paul

16:40 | 21 Korrik 2019

Ylli i Houston Rockets, James Harden foli publikisht të shtunën në lidhje me marrëdhënien e tij me ish-bashkëlojtarin Chris Paul, i cili kaloi në Thunder më parë këtë muaj duke u ndërruar me Russell Westbrook.

Thashethemet kishin dalë pas përfundimit të sezonit në lidhje me një marrëdhënie jo të mirë mes të dyve.

Harden ka thënë se kishte shumë “lajme të pavërteta” në media dhe çdo gjë është “në rregull” me Paul. ‘Beard’ falënderoi CP3 që e ndihmoi atë të bëhet një udhëheqës dhe mentor më i mirë, përcjell lajmi.net.

“Kishte shumë lajme të pavërteta”, tha Harden. “Media ishin totalisht negative, dhe ato çka thuhej se po ndodhnin ishin të pavërteta”.

”Unë dhe Chris kemi komunikim të vazhdueshëm dhe ne kemi marrëdhënie të mirë”, deklaroi Harden.

Në media raportohej se pikërish krisja e marrëdhënieve mes dyshes së Houston, ka detyruar klubin të bëjë ‘trade’ në afatin kalimtar të këtij sezoni, duke e sjellur në ekip Russell Westbrook. /Lajmi.net/