James ende nuk e di se ku do të jetë sezonin e ardhshëm

E ardhmja e James Rodriguez mbetet e pasigurtë dhe kolumbiani vetë nuk e di nëse do të jetë në Real Madrid sezonin e ardhshëm.

Sport

16/06/2019 19:18

Aktualisht në detyrë me Kolumbinë në Kupën e Amerikës, numri 10 është lidhur me një numër klubesh evropiane, veçanërisht Napolin, ku ai mund të bashkohet me Carlo Ancelottin.

”Unë vërtet nuk di asgjë ende”, tha James për Marca pas një buzëqeshje dhe pauze të gjatë kur u pyet nëse ai do të kthehej në ‘Santiago Bernabeu’, përcjell lajmi.net.

Gjithsesi, James mbetet një nga lojtarët më të talentuar pavarësisht se nuk e arriti shkëlqimin e duhur te Los Blancos.

Kjo u konfirmua edhe në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Argjentinës, ku 27-vjeçari ndihmoi kombëtaren kolumbiane në triumfin 2-0 në ndeshjen e parë. /Lajmi.net/