James: E merituam fitoren, të mendojmë për fazën tjetër

James Rodriguez ka thënë se Reali e meritoi fitoren ndaj Romës dhe kualifikimin tutje.

Sport

08/03/2016 23:17

James e realizoi njërin nga dy golat e fitores së Real Madridit ndaj Romës.

Reprezentuesi kolumbian deklaroi se Los Blancos e merituan fitoren, ndërsa tani duhet të mendojnë për fazën tjetër.

“Ishte e merituar. Ekipet italiane janë gjithmonë të forta por mendoj që ne e merituam fitoren dhe tani duhet të mendojmë për raundin tjetër. Shënova sot, por do të vazhdojë të punojë shumë çdo ditë, pasi Real Madridi është një klub shumë kërkues”,  tha James, përcjell Lajmi.net.