“Jam krenar dhe nuk i bie pishman asnjëherë”, Hashim Thaçi flet në Speciale për kthimin e tij nga Zvicra në Kosovë

Ish-presidenti, Hashim Thaçi, ka përmbyllur fjalimin e tij para trupit gjykues. Ai ka thënë se është vetëm një e vërtetë, dhe ajo është se ai është plotësisht i pafajshëm. Fjalimin e tij e ka nisur me urimet për gjithë shqiptarët, në përvjetorin e shpalljes së pavarësisë. “Për gati tri vite në këtë sallë ju keni…

Lajme

18/02/2026 14:14

Ish-presidenti, Hashim Thaçi, ka përmbyllur fjalimin e tij para trupit gjykues.

Ai ka thënë se është vetëm një e vërtetë, dhe ajo është se ai është plotësisht i pafajshëm.

Fjalimin e tij e ka nisur me urimet për gjithë shqiptarët, në përvjetorin e shpalljes së pavarësisë.

“Për gati tri vite në këtë sallë ju keni dëgjuar akuzat e prokurorisë. Ju keni dëgjuar edhe të vërtetën. Është vetëm një e vërtetë. Unë jam plotësisht i pafajshëm”, tha Thaçi.

“Në kohën e masakrave në fillimit të vitit 1998, isha student në Cyrih. Unë nuk po bëja plane si ta marr kontrollin e Kosovës, i vetmi njeri i cili po bënte plane morbide ishte Sllobodan Millosheviqi.

“Duke i parë masakrat në vendim tim nuk mund të qëndrojë indiferent, vendosa të vi në Kosovë. Ndërsa atë që do të bënte secili prej jush. Për ketë jam krenar dhe nuk i bie pishman asnjëherë. Është ofendim për kujtimin e heronjve dhe mijëra viktimave. Është ofendim dhe për përpjekjet e NATO-s me të cilët bashkëpunuam ngushtë”, shtoi Thaçi.

Thaçi tha se i vetmi, ama bash i vetmi kundërshtar ishte Sllobodan Millosheviqi.

“Është e rëndë të dëgjojë ketë akuzë. Unë nuk isha i sigurt nëse do të shihja familjen time e lërë më të ushtrojë kontroll. Unë u ktheva në atdhe për të rrezikuar jetën time për liri”, potencoi ai.

Kontrolli dhe pushteti ishin në duart e hekurta të Sobodan Millosheviqit./Lajmi.net/