‘Jam i zemëruar dhe i lumtur’

Trajneri i Milanit, Filippo Inzaghi ka thënë se ai ka një përzierje ndenjash ndërmjet zemërimit dhe gëzimit, pas fitores ndaj Parmës.

Sport

15/09/2014 10:02

Inzaghi është shprehur i zemëruar pasi skuadra e tij pësoi katër gola në këtë takim. Pavarësisht, rosonerët arritën që nga ky takim të marrin tre pikë, pasi e fituan me rezultat 5-4.

“Po, unë jam i zemëruar, por ne duhet të jemi të lumtur gjithashtu. Ky është një grup i shkëlqyer. Të mos harrojmë se nga jemi”.

“Lojtarët kanë një shpirt të pabesueshëm. Pavarësisht gabimeve tona në mbrojtje, fansat duhet të jenë të kënaqur me ne”.

“Do të ishte turp nëse ne nuk do të fitonim ndeshjen sepse ishim çdo herë në epërsi. Golat tona erdhën nga kombinimet e shkëlqyera ndërmjet lojtarëve”, tha Inzaghi.