Jam i pafajshëm
Në Gjykatën Themelore në Veri të Mitrovicës është mbajtur seanca fillestare kundër Sylejman Selimit dhe tre personave të tjerë të cilët akuzohen për krime lufte. Selimi ka mohuar të gjitha akuzat dhe është deklaruar i pafajshëm.

Lajme
Sylejman Selimi, Ish Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se ndjehet i pafajshëm, në ballafaqimin e tij me Trupin Gjykues, në seancën fillestare të mbajtur në Veri të Mitrovicës.
Selimi akuzohet bashkë me tre persona të tjerë për krime lufte.
“Jo, nuk jam fajtor”, i tha Selimi Trupit Gjykues, kur u pyet nëse ndihet fajtorë për akuzat me të cilat ngarkohet.
Të pafajshëm janë deklaruar edhe të akuzuarit e tjerë.
EULEX, përmes një njoftimi, ka njoftuar për seancën e parë fillestare.
“Në Gjykatën Themelore në Mitrovicë u mbajt seanca fillestare rreth rastit të krimeve të luftës. Më 13 nëntor, një prokuror ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti një aktakuzë ndaj katër të dyshuarve”.
“Të dyshuarit akuzohen për vepra penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile, përfshirë torturën dhe dhunimin ndaj dy civilëve shqiptarë, vepra që dyshohet se janë kryer në Vaganicë dhe Likoc. Në vitet 1998 dhe 1999”.
“Të akuzuarit janë deklaruar se ndihen ët pafajshëm ndaj akuzave që u ngarkohen. Rasti po hetohet nga një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Kosovës”.
Ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, dyshohet për cenim të integritetit trupor dhe shëndetit të dy dëshmitareve, në bazë të dëshmisë të së cilave edhe është ngritur aktakuza, e të akuzuar bashkë me të janë edhe janë edhe Nexhat Qubreli, Ismet Haxha dhe Shefki Hyseni, i cili ballafaqohet me akuzën e dhunimit të Dëshmitares A.
“Është e rëndësishme që të gjithë të kuptojnë se çfarë po ndodh. Do të kujdesem që të gjithë të kuptojnë se këta zotërinj janë të pafajshëm deri sa nuk vërtetohet e kundërta”, ka thënë gjyqtari Philip Kanning, raporton KTV.
Seanca e dytë ndaj Selimit e të tjerëve është caktuar për datën 13 dhjetor.