Jakup Krasniqi mohon negociatat për koalicion me PDK-në

Në PDK kanë deklaruar se janë duke negociuar Nisman për mundësinë e arritjes së një marrëveshje për koalicion qeverisës. Por një gjë e tillë është mohuar nga Jakup Krasnqi, numri dy i Nismas në një prononcim për lajmi.net. 

Lajme

19/07/2014 17:47

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kovën, Jakup Krasniqi, ka mohuar që subjekti i tij do të bëjë koalicion të përbashkët qeverisës me Partinë Demokratike të Kosovës-në, ashti siç kishte deklaruar kryetari i Komunës së Drenasit nga PDK, Nexhat Demaku.

Demaku sot ishte kishte deklaruar se koalicioni PDK-Nisma mund të ndodhë gjatë ditëve në vazhdim dhe se për këtë ekziston edhe disponimi i anëtarëve të dy subjekteve.

Por Krasniqi në një prononcim për lajmi.net, ka mohuar një gjë të tillë.

“Tani më thanë ata të tjerët, ne nuk dimë gjë. Nuk kam cfarë të them tjetër”, ka thënë Krasniqi.

Ndryshe, Nisma për Kosovën e themeluar nga dy ndër ish figurat kryesore të PDK-së, Jakup Krasniqi e Fatmir Limaj, kanë hyrë në një koalicion pas zgjedhor me LDK-në dhe AAK-në, përmes të cilit pretendojnë qeverisjen e vendit. (lajmi.net)