Jakup Krasniqi kërkon Qeveri teknike, deri në zgjedhje të reja (Video)

Ish-Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, tash Kryetar i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën thotë se vetëm me dialog mes palëve dhe referendumit të qytetarëve për marrëveshjet e fundit me Serbinë mund të zgjidhet kriza politike në Kosovë.

Lajme

17/10/2015 19:42

Sipas tij duhet të formohet një qeveri teknike e cila do të përgatiste zgjedhje të reja.

“Veprimet e opozitës janë mënyra e vetme për t’i thënë Qeverisë që ka bërë marrëveshje të dëmshme dhe për ta detyruar koalicionin qeverisës që të shpallë një moratorium për ato bisedime, në mënyrë që të hapen bisedimet pozitë-opozitë dhe të gjindet mënyra dhe rruga për të ecur më tej”, tha Krasniqi për RTV21.