Jahti i mrekullive

Dizajnerët e kanë ndërtuar një jaht prej 244 milionë funtesh, i cili do t’i zëvendësojë rrugët, lagjet, monumentet, por edhe qytetet e ndryshme. Rrugët e Monacos janë zëvendësuar në këtë jaht, përfshirë këtu edhe të famshmit Hotel de Paris, Prince’s Palace, Loews Hotel, Port Hercule e La Rascasse. Aty gjithashtu është ndërtuar një trakë e…

Lifestyle

10/01/2014 19:00

Dizajnerët e kanë ndërtuar një jaht prej 244 milionë funtesh, i cili do t’i zëvendësojë rrugët, lagjet, monumentet, por edhe qytetet e ndryshme.

Rrugët e Monacos janë zëvendësuar në këtë jaht, përfshirë këtu edhe të famshmit Hotel de Paris, Prince’s Palace, Loews Hotel, Port Hercule e La Rascasse.

Aty gjithashtu është ndërtuar një trakë e garimit me vetura, duke e zëvendësuar të famshmin Grand Prix të Monacos, plus ‘helipad’, nëndetëse e vogël, skafe, ski-jet, fushë tenisi, pishina dhe xhakuzi.

Kjo anije është e gjatë 155 metra, strehon 16 vizitore dhe ka ekuipazh prej 70 vetash. Mysafirët mund t’i vizitojnë një nga një këto pjesë të jahtit, duke ua zëvendësuar disa qytete. Një mrekulli e vërtetë në Monaco.