Jahjaga viziton Prekazin

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga sot ka bërë homazhe në kompleksin Memorial, të familjes Jashari në Prekaz.

Lajme

06/03/2017 15:45

Jahjaga përmes një postimi në profilin e saj në “Facebook” ka thënë se sot e përkujtojmë sakrificën që kjo familje e ka bërë për të jetësuar ëndrrën për Kosovën shtet të lirë.

“Sot bëra homazhe në Kompleksin Memorial ”Adem Jashari” dhe vizitova familjen Jashari. Në këtë 19 vjetor të rënies heroike të pjesëtarëve të kësaj familjeje, përkujtojmë sakrificën e madhe që ata kanë bërë për ta jetësuar ëndrrën tonë të përjetshme për ta bërë Kosovën shtet të lirë dhe të pavarur”, ka shkruar Jahjaga. /lajmi.net/