Jahjaga uron besimtarët katolikë për Pashkët

13:22 | 16 Prill 2017

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka uruar besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve.

“Të gjithë besimtarëve, ju shpreh urimet e mia më të përzemërta për festën e Pashkëve. Uroj që kjo festë, t’ju gjej mes njerëzve tuaj të dashur, në paqe, harmoni e begati. Një urim të veçantë dua ta ndaj për përfaqësuesit e misioneve diplomatike, ushtarët e KFOR-it dhe të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë, që po e shënojnë këtë festë në vendin tonë. Gëzuar!”, ka shkruar Jahjaga.