Jahjaga takon krerët e institucioneve, flasin për themelimin e Gjykatës Speciale
Jahjaga i ka ftuar ata në takim për të shqyrtuar dokumentet e nevojshme për themelimin e Gjykatës Speciale.
Lajme
Në këtë takim, siç ceket në një komunikatë nga Presidenca, Jahjaga është takuar me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin, kryeministrin Isa Mustafa, zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi dhe me ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçin.
“Krerët e institucioneve të Republikës së Kosovës u pajtuan që krerë institucionalë të krijojnë një ekip të përbashkët teknik për të shqyrtuar dokumentet e nevojshme për themelimin e Gjykatës Speciale, krijimi i së cilës tashmë është aprovuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”.
“Udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës theksuan nevojën për një konsensus të përgjithshëm në etapa të ndryshme të zbatimit të këtij obligim ndërkombëtar të Kosovës”, njofton kjo komunikatë.
Takimi i Jahjagës me zëvendëskryeminitrin dhe ministrin e Jashtëm, Hashim Thaçin, është bërë sot gjatë ditë, pasi i njëjti, ka udhëtuar për vizitë në Podgoricë.