Jahjaga takon ambasadorin e ri të Bullgarisë në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim ambasadorin e ri të Republikës së Bullgarisë në Republikën e Kosovës, Nedialtcho Dimitrov Dantchev, i cili i dorëzoi letrat kredenciale.

Lajme

23/12/2014 13:45

Jahjaga vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve dhe theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat, bën të ditur komunikata e lëshuar nga zyra e Presidencës.

Ajo tha se Republika e Bullgarisë i ka dhënë përkrahje të plotë Kosovës në proceset e saj demokratike dhe në rrugën e integrimeve euroatlantike.

Ambasadori i ri i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Kosovës, Nedialtcho Dimitrov Dantchev, tha se vendi i tij do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën dhe për procesin e integrimit të saj në BE, njofton kjo komunikatë.