Jahjaga priti 6 vullnetarët e Korpusit amerikan të Paqes në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim grupin e ri prej gjashtë 6 vullnetarëve të Korpusit amerikan të Paqes në Kosovë, të udhëhequr nga drejtoresha Darlene Grant.

Lajme

20/01/2016 13:58

“Jahjaga e çmoi lart ndihmën dhe kontributin që vullnetarët e Korpusit Amerikan të Paqes po u ofrojnë të gjitha komuniteteve nëpër pjesë të ndryshme të Kosovës”, thuhet në njoftim, raporton lajmi.net.

Ajo theksoi rëndësinë e shumëfishte që ka angazhimi i vullnetarëve, ku përpos ndihmës së drejtpërdrejtë nëpër institucionet vendore, vullnetarët janë ura lidhëse dhe forcojnë marrëdhëniet dhe miqësinë midis popullit të Kosovës dhe popullit amerikan./lajmi.net.