Jahjaga: Për masakrën e Srebenicës të vihet drejtësia

Presidentja e Republikës së Kosovës Atifetja Jahjgaa, me rastin e 20-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë ka përkujtuar 8 mijë djem e burra të vrarë gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Lajme

11/07/2015 16:39

Ndër të tjera Jahjga ka kërkuar që të vihet drejtësia në vend ndryshe nuk do të ketë falje.

Në deklaratën e saj presidentja Jahjaga ka theksuar se Kosova është me familjet e të gjithave viktimave të gjenocidit të Srebenicës.

“Sot kujtojmë ata që u vranë në mënyrë brutale edhe ata që u varrosën pas 20 vjetësh të aktit  më të errët të njerëzimit dhe gjithashtu kujtojmë mijëra të zhdukur, nga një vepër mizore  në përpjekje për të shkatërruar jetë njerëzish”

“Viktimat e masakrës në Srebrenicë kërkojnë drejtësi edhe 20 vjet pas masakrës dhe ne duhet të sigurojmë se ata do të pushojnë të qetë, kur shkaktarët e vrasjes së tyre të jenë përballur me forcën e ligjit.

“Duhet të kujtojmë që të mos përsëritet më krimi ndaj njerëzimit, të mësojmë se gjenocidi i kryer në Srebrenicë nuk mund të pushojë e të heshtet pa dënim”.

“Drejtësia duhet të vihet në vend, që të hapet rruga e pajtimit në Ballkan, pajtimit të madh mes popujve që kanë kaluar histori të rënda mes vete.

“ Falja nuk mund të ndodhë pa vënë përpara drejtësisë të gjithë ata që kanë kryer krime në emër të luftërave të pakuptimta në Ballkan dhe drejtësia do të triumfojë kur të jenë përballur me të të gjithë shkaktarët e akteve gjenocidale në Ballkan”.

“Në këtë përvjetor të dhimbjes e vuajtjeve të mëdha, Kosova sot është me familjet e të gjitha viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, në një kohë kur edhe vetë po shëron plagët e luftës së saj”, thuhet në deklaratën Jahajagës.