Jahjaga nuk i ka nënshkruar Ligjet për Specialen
Zyra e Presidentes, Atifete Jahjaga, ditë më parë i ka pranuar dy ligjet për Gjykatën Speciale, megjithatë e parja e shtetit ende nuk i ka nënshkruar këto ligje.

Lajme
Kjo për shkak se Gjykata Kushtetuese është duke e shqyrtuar lëndën, e cila e konteston kushtetutshmërinë e miratimit të amendamentit 24 që i hap rrugë themelimit të Speciales.
Edhe partitë opozitare të cilat edhe e kanë dërguar këtë çështje në Kushtetuese, thonë se presidentja nuk duhet t’i nënshkruaj ligjet para se të jepet verdikti i Gjykatës Kushtetuese, shkruan gazeta Zëri.