Jahjaga nuk brengoset për gjestin e Nikoliqit (Video)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, nuk brengoset aspak për gjestin e pahijshëm të presidentit serb që e bëri në Samitin Berdo-Brionit, në Kroaci. Ai ktheu kokën prapa teksa Jahjaga nënshkroi deklaratën e këtij Samiti. Lidhur me këto veprime Jahjaga, e pyetur nga “zeri.info”, ka thënë se janë qytetarët ata të cilët vlerësojnë gjestet e të tjerëve.

Lajme

26/11/2015 17:11

Sipas saj, Kosova në Kroaci ka qenë e barabartë me shtetet e tjera, si shtet i pavarur. “Këto sjellje dhe veprime tek unë nuk ndikojnë fare sepse nuk ia vlen të komentohet një sjellje e tillë. Janë qytetarët ata të cilët vlerësojnë sjelljet e përfaqësuesve si në rastin e tyre të shtetit fqinj të Serbisë dhe në rastit tonë të Kosovës. Por më e rëndësishme është që Kosova është pjesë dhe po merr pjesë e barabartë me të gjitha shtetet tjera. Rasti i nënshkrimit të asaj deklarate të përbashkët nga të gjithë përfaqësuesit e presidentëve është mesazh që e kemi dërguar ne si shtet i pavarur”, ka thënë ajo.

Ndërkohë presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, në një deklaratë për mediet serbe ka thënë se gjesti i tij ka qenë “tallje ndaj Jahjagës”. “Samiti u mbajt në një frymë të mirë, përveç disa shkëndijave mes meje dhe përfaqësuesve të Kosovës”, deklaroi ai. /Zëri

 

YouTube player