Jahjaga në Beograd, de facto njohje e Kosovës nga Serbia

Profesori i Fakultetit të Shkencave Politike në Universitetin e Beogradit, Predrag Simiq ka folur për vizitën e mundshme të Presidentes së Kosovës në Beograd, duke e cilësuar atë si fytyrë të qeshur të shqiptarëve.

Lajme

29/10/2014 18:30

Shumë politikanë do të thonë se ardhja e Jahjagës në Beograd nuk do të thotë njohje e pavarësisë së Kosovës. Por, de facto kjo do të thotë njohje e Kosovës nga Serbia, tha ky ekspert i njohur i marrëdhënieve ndërkombëtare.

“Jahjaga me siguri që është një prej figurave më të këndshme, të cilën shqiptarët kanë mundur ta nxjerrin para bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë ai.

“Unë me siguri që do të përshëndesja vizitën e saj në Beograd, sepse ajo paraqet fytyrën e qeshur të shqiptarëve”, ka thënë Simiq.