Jahjaga mbështet Qeverinë për formimin e Gjykatës Speciale

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka përshëndetur vendimin e Qeverisë për dërgimin e amandametenteve kushtetuese që kanë të bëjnë me krijimin e Gjykatës Speciale.

Lajme

07/03/2015 12:15

Përmes një njoftimi për media, presidentja Jahjaga, ka thënë se krijimi i kësaj gjykate, largon përgjegjësinë kolektive për krime, duke i dënuar vetëm individët. Sipas saj, Gjykata Speciale nuk do të ketë qëllim gjykimin e luftës për çlirim dhe liri.

“Presidentja e Republikës së Kosovës mbështet vendimin e Qeverise për të procesuar amendamentet kushtetuese që kanë të bëjnë me Gjykatën Speciale. Ky është hapi i parë drejt realizimit të obligimit të Republikës së Kosovës që del nga marrëveshja ndërkombëtare e votuar me 2/3 e votave të deputetëve. Krijimi i gjykatës reflekton angazhimin e Kosovës për një proces të pavarur dhe të paanshëm për t’u marrë me akuzat e raportit të Këshillit të Evropës në mënyrë kredibile. Kjo gjykatë do të përqendrohet në individë dhe veprime individuale dhe nuk është gjykim i përpjekjeve kolektive të popullit tonë për çlirim dhe liri”, ka thënë Jahjaga.