Jahjaga: Jemi shtet i pavarur e sovran, duke iu falënderuar të rënëve për liri!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga bëri sot homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz, në ditën e parë të manifestimit shtetëror “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Lajme

05/03/2015 13:21

Në një deklaratë bërë me këtë rast, presidentja Jahjaga tha se ishte aty për të nderuar figurën dhe emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, komandantin legjendar Adem Jashari.

“Kemi ardhur sot këtu, në këtë ditë të veçantë, për të nderuar figurën dhe emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, komandantin legjendar Adem Jashari, për të përkujtuar sakrificën individuale dhe kolektive të të gjithë atyre që ranë për ne, që ne sot të jemi vend i lirë, një vend i pavarur, një vend sovran dhe një vend i cili ka një të ardhme të sigurt drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike dhe në miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha presidentja.