Jahjaga e Veseli diskutojnë për zhvillimet në Kuvend

Bllokimi i punës së Kuvendit të Kosovës dhe veprimet e djeshmeve të deputetëve të opozitës, të cilët hodhën edhe gaz lotsjellës në seancën e Kuvendit, ka qenë temë e diskutimeve në takimin e zhvilluar të premten nga Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Lajme

09/10/2015 15:03

Në këtë takim, siç është bërë e ditur nga presidenca, Jahjaga shprehu shqetësimin e saj për veprimet e dhunshme në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës dhe pengimin e procesit demokratik.

Presidentja Jahjaga inkurajoi deputetët e Kuvendit të Kosovës që mospajtimet konceptuale dhe politike t’i diskutojnë me forcën e argumentit dhe në frymën e kulturës parlamentare të cilën synojmë ta ndërtojmë.(lajmi.net)