Jahjaga e Thaçi, krenarë me Xherdanin

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Kryeministri në largim, Hashim Thaçi, e kanë uruar Xherdan Shaqirin për tregolëshin që e realizoi për Zvicrën, duke u ndier ndërkohë krenarë me të dhe futbollistët tjerë që e përfaqësojnë vendin helvetik.

Sport

26/06/2014 10:54

Përpos ish Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, Xherdan Shaqiri ka marrë edhe urime dhe është përshëndetur nga personalitete të rëndësishme të politikës kosovare.

Në fakt, presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga e ka uruar yllin kosovar për shkëlqimin që e bëri në “Brazili 2014”, duke realizuar tre gola ndaj Hondurasit.

“Hat-Trick në Kampionat Botëror! Xherdan Shaqiri kujdes me zemrat tona! Urime dhe faleminderit të gjithëve për kujtimet që i dhuruat Kosovës sonte”, ka shkruar Jahjaga në Facebook.

Edhe Kryeministri në largim, Hashim Thaçi e ka uruar futbollistin e Bayern Munichut.

“Krenar me shqiptarët në Botërorin Brazili 2014. Krenar me Xhakën, Mehmedin, Xhemajlin, Behramin dhe Shaqirin që shënoi një supergol kundër Hondurasit”, ka shkruar Thaçi në Facebook.