Jahjaga: Do të ndërhyjë atëherë kur më kërkohet

Presidentja Atifeta Jahjga ka thënë se zgjidhje e ngërçit politik është në Kuvendin e Kosovës. Por nëse një gjë e tillë nuk zgjidhet nga deputet, ajo është e gatshme që të veprojë.

Lajme

13/09/2014 16:36

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjga ka folur për ndërhyrjen eventuale të saj në zhbllokimin e ngërçit politikë. Ajo ka thënë se një gjë të tillë do ta bëjë në momentit që ti kërkohet.

Ajo këto komente i bëri gjatë qëndrimit të sotëm në Pejë, me ç’rast ka vizituar Qendrën e turizmit dhe Patrikanën e Pejës, në kuadër të projektit për zhvillimin e trashëgimisë kulturore.

Jahjga tha se zgjidhja e këtij procesi gjendet në Kuvendin e Kosovës, porse sikur deri më tash, as në këtë rast roli i presidentit nuk do të mungojë aty ku do të jetë e nevojshme, raporton TV Dukagjini.

“Unë deri më tash si gjithmonë kam ushtruar rolin tim kushtetues dhe ligjor. Unë inkurajoj deputetët e Parlamentit të gjejnë zgjidhje, zgjidhja është brenda Kuvendit të Kosovës. Unë do të veprojë dhe intervenojë, siç kam vepruar gjithmonë, në momentin kur kërkohet intervenimi i Presidentes së vendit”.

“Ftoj edhe njëherë deputetët dhe subjektet politike të veprojnë dhe gjejnë zgjidhje brenda Kuvendit dhe veprimet e tyre të jenë ashtu siç e kërkon Kushtetuta, vendimi i Gjykatës si dhe siç e meriton vet ky proces”, ka thënë Jahjaga .