Jahjaga dekretoi emërimin e Bekim Sejdiut gjykatës në Kushtetuese

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dekretoi sot emërimin e Bekim Sejdiu, gjykatës në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Lajme

15/04/2015 14:34

“Dekretimi u bë duke u bazuar në nenin 84 pika 19 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 7 të Ligjit Nr. 03/L-121, për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, si dhe duke u bazuar në Vendimin e Kuvendit të Kosovës për propozimin e gjyqtarit në Gjykatën Kushtetues”, thuhet nw njw njoftim tw Presidencës.

Zotëri Bekim Sejdiu dha sot betimin para Presidentes Jahjaga.