Jahja Kokaj i VV-së tregon se a po fle mirë gjumë pas përfundimit të grevës mësimore

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj kishte deklaruar gjatë grevës në arsim se nuk po e bënte gjumin mirë. Tashmë greva ka përfunduar e Kokaj në një intervistë për lajmi.net tregon se a po fle tashmë më mirë pasi që nuk ka greva në arsim. ‘’Është e vërtetë që nuk më ka zënë gjumi kur…

Lajme

27/04/2023 16:08

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj kishte deklaruar gjatë grevës në arsim se nuk po e bënte gjumin mirë.

Tashmë greva ka përfunduar e Kokaj në një intervistë për lajmi.net tregon se a po fle tashmë më mirë pasi që nuk ka greva në arsim.

‘’Është e vërtetë që nuk më ka zënë gjumi kur shikoja të gjithë që flisnin për humbjet e orëve të mësimit.Ministria po këmbul që orët të mbahet por i ka të gjithë kundër’’ thotë Kokaj.

Kokaj thotë se mos kompenzimi i orëvë na sjellë në një situatë aspak të mirë.

‘’Unë jam për greva, ato janë formë e manifestimit të demokracisë por fakti që humben orët mësimorë e ato orë nuk kompozohen është shumë e dëmshme’’ ka thënë Kokaj.

Ai thotë se nuk është dakord që shumë nga pedagogët apo edhe kolegët e tij janë shprehur kundër zëvendësimit të orëve të humbura./Lajmi.net/