Jagielka, më i shpejti në Premierligë
Kapiteni i Evertonit, Phil Jagielka është futbollisti më i shpejtë në Premierligë, deri më tani gjatë këtij sezoni, sipas statistikave zyrtare të publikuara nga EA Sports.
Sport
Harrojeni Theo Walcottin ose Raheem Sterlingun, futbollisti më i shpejtë në Premierligë deri më tani gjatë këtij sezoni (e di se do të befasoheni) është kapiteni i Evertonit, Phil Jagielka.
Sipas statistikave zyrtare të publikuara nga EA Sports, të regjistruara në bazë të shpejtësisë së vrapuar nga futbollistë në distanca të caktuara, ylli i Evertonit ka dalë në krye me 35.99 kilometra në orë.
Pas tij vijnë mbrojtësi i Leicester City, Ritchie de Laet dhe mesfushori i Crystal Palace, Joe Ledley, në listën që përfshinë disa emra të pazakonshëm.