Jacobson uron popullin, Mimozën dhe Shpendin
Ambasadorja Amerikane në Kosovë uron popullin e Kosovës për zgjedhje demokratike, kërkon që kryetarët e zgjedhur të japin llogari dhe ua përkujton Mimoza Kusari- Lilës e Shpend Ahmetit se janë të shkolluar në Amerikë.

Lajme
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson ka përgëzuar popullin e Kosovës për përfundimin e procesit zgjedhor.
Por urimet më speciale, diplomatja amerikane i ka rezervuar për dy kryetarët e rinj të zgjedhur: Mimoza Kusari- Lilën në Gjakovë dhe Shpend Ahmetin në Prishtinë. Ajo ka përkujtuar se që të dy janë të shkolluar në Amerikë.
“Urime popullit të Kosovës të cilët bënë që zërat e tyre të dëgjohen në zgjedhjet lokale demokratike”.
“Urimet më ë mira për Kryetarët e zgjedhur të Komunave, me shpresën për llogaridhënie ndaj zgjedhësve. Komunat nuk u përkasin partive, por qytetarëve”.
“Një Urime speciale për kryetaren e parë femër, Mimoza Kusari. E di se ajo do të jetë lidere bashkëpunuese dhe llogaridhënëse”.
“Dy nga Kryetarët e zgjedhur të rinj, Mimoza Kusari- Lila dhe Shpend Ahmeti janë të diplomuar në programet amerikane”, ka shkruar Amabsadorja Tracey Ann Jacobson në profilin e saj në Twitter.