Jacobson përuron Kalanë e restauruar të Vushtrrisë
Ambasadorja e SHBA-ve, Tracy Ann Jacobson ka vizituar sot qytetin e Vushtrrisë.

Lajme
Ambasadorja amerikane është takuar aty me kreun e Komuns së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, kurse më pas ka vizituar edhe Kalanë e restauruar me punën e “Trashëgimisë Kulturore pa Kufij” CHwB.
Projekti në fjalë ka filluar në vitin 2010 dhe është financuar nga Ambasada Amerikane dhe Departamenti Amerikan i Shtetit përmes Fondit të Ambasadorëve për Ruajtjen e Kulturës.
Pas një shëtitje nëpër kala, Jacobson vizitoi edhe shkollën fillore “Mustafë Venhari”, ku iu përgjigj pyetjeve të disa nxënësve të talentuar.