Jacobson përgëzon Mustafën e Vuçiqin për arritjen e marrëveshjes mbi drejtësinë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Ann Jacobson, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mbi drejtësinë midis Kosovës dhe Serbisë, të nëshkruar mbrëmë në Bruksel.

Lajme

10/02/2015 11:16

“Përgëzoj kryeministrin e Kosovës dhe atë të Serbisë për arritjen e marrëveshjes mbi drejtësinë”, ka shkruar në profilin e saj në Tëitter, ambasadorja Jacobson, duke shpresuar që së shpejti të arrihet edhe zbatimi i plotë i kësaj marrëveshjeje.     

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mbrëmë në orët e vona të natës kanë arritur marrëveshje për drejtësinë në bisedimet e ndërmjetësuara nga përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Marrëveshja u arrit pas më shumë se katër orë bisedimesh, por nuk janë dhënë detaje të tjera të kësaj marrëveshje.