Jacobson: Kosova duhet të shkojë përpara e jo mbrapa

Tracey Ann Jacobson, përmend dy sukseset më të mëdha, gjatë mandatit të saj në pozitën e ambasadores së SHBA-ve në Prishtinë. 

Lajme

09/09/2014 18:55

Ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë Tracey Ann Jacobson, ka kërkuar nga shoqëria kosovare dhe përfaqësuesit e tyre politikë, që të mos bëjnë hapa prapa.

Në një postim të sajin në Tëitter, Jacobson ka shkruar se dy sukseset më të mëdha të Kosovës gjatë mandatit saj si ambasadore, janë dialogu me Sebrinë dhe zgjedhjet.

“Dy sukseset më të mëdha të Kosoës gjatë qëndrimit tim këtu: dialogu dhe zgjedhjet. Kosova duhet të jetë e përkushtuar që të shkojë përpara, dhe jo mbrapa”, shkruan Jacobson.

Përfaqësuesja amerikane në Kosovë, ka kërkuar të martën nga palët politike që vet të gjejnë zgjidhje për konstituimin e organeve të reja shtetërore, pa pasur nevojë për ndihmë të ndërkombëtarëve. (lajmi.net)