Jacobson: Investimi 400 milionësh në Brezovicë gjë e mirë për Kosovën

Në komunën e Shtërpcës po mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal në të cilën ishin prezentë edhe ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Jacobson, si dhe ajo franceze Maryse Daviet, dhe kryetari i komunës së Shtërpcës Branisllav Nikoliq.

Lajme

03/03/2015 12:38

Ky i fundit përkrahu investimet në resortin e Brezovicës të cilat i quajti të rëndësishme për komunën që udhëheq.

Përkrahjen e tyre gjithashtu e shprehën edhe ambasadoret Jacobson, dhe Daviet, të cilat thanë se investimet në vlerë prej 410 milion eurosh që pritet të ndodhin në resortin e Brezovicës janë investime që do të ndikojnë në zhvillimin e të gjitha sektorëve ekonomike në Kosovë, e veçanërisht për komunën e Shtërpcës.