Jabllanoviq: Kam kërkuar falje, s’mund të them diçka tjetër

Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq ka komentuar shkurt thirrjet për protesta kundër tij.

 

Lajme

22/01/2015 20:20

Në një prononcim për RTK-në, ai ka thënë se kërkim-falja publike e tij është e mjaftueshme.

“Kam kërkuar falje dhe s’mund të them diçka tjetër”, ka thënë ai.

Për shkarkimin e Jabllanoviqit po vazhdojnë të mbahen protesta në shumë qytete të Kosovës, ku qytetarët po kërkojnë nga kryeministri Isa Mustafa ta shkarkojë ministrin e Kthimit, pas ofendimeve që ky i fundit iu kishte bërë nënave gjakovare, duke i quajtur egërsira.

Këto protesta janë paralajmëruar të mbahen edhe më 24 janar, që janë përkrahur nga partitë opozitare.