Jabllanoviq: Bashkësia e komunave serbe do të jetë me kompetenca ekzekutive

Shefi i Listës Serbe, Aleksandar Jabllanoviq ka thënë se Bashkësia e komunave serbe do të ketë kompetenca ekzekutive.

Lajme

05/01/2015 20:37

Ai ka thënë se pala serbe do të pranojë që në krijimin e draft-statusit për Bashkësinë e komunave serbe të ketë edhe avokatë shqiptarë.

“Ky organ gjithsesi do të ketë fuqi ekzekutive edhe pse kjo nuk do t’i pëlqejë shumëkujt”, ka thënë Jabllanoviq në një intervistë për Klan Kosovën, teksa ka lënë të kuptohet se kjo është pjesë edhe e marrëveshjes së koalicionit qeverisës.

Ai ka thënë se me partnerët e koalicionit po shkon shumë mirë dhe është i bindur që pala shqiptare do t’u bindet të gjitha pikave të marrëveshjeve për koalicion.