Ja vendet më të dhunshme dhe më paqësore në botë

Sipas Indeksit Global për Paqe (Global Peace Index), Siria dhe Iraku kryesojnë listën si vendet më pak paqësore në gjithë botën. Global Peace Index e mat paqen e nacionaliteteve bazuar nga niveli i sigurisë në shoqëri, shtrirjen e brendshme, konfliktet ndërkombëtare si dhe shkallën e militarizimit.

Bota

18/06/2015 13:59

Mbi të gjitha, raporti ka gjetur se bota është bërë shumë më pak paqësore gjatë dhjetë vjetëve të fundit.

Në një shkrim të prestigjiozes “The Independent”, duke cituar të gjeturat e këtij raporti, thuhet se 15 nga 20 vendet më shumë paqësore janë lokalizuar në Evropë, gjersa vendet më shumë të dhunshme janë lokalizuar në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë, transmeton lajmi.net.

Vendet që janë shumë pak paqësore në gjithë botën janë këto: Siria, Iraku, Afganistani, Sudani Jugor, Republika Qendrore e Afrikës, Somalia, Sudani, Republika Domenikane e Kongos, Pakistani dhe Korea e Veriut.

Ndërsa, dhjetë vendet më paqësore në botë janë këto: Islanda, Danimarka, Austria, Zelanda e Re, Zvicra, Finlanda, Kanada dhe Japonia.(lajmi.net)