Ja tifozi që hodhi bananen

Mediat spanjolle kanë zbuluar identitetin e tifozit të Villarrealit që hodhi bananen në drejtim të mbrojtësit të Barcelonës, Dani Alves në duelin e së dielës. Ai rrezikon deri në tri vjet burg.

Sport

30/04/2014 16:43

Mediat spanjolle kanë zbuluar identitetin e tifozit të Villarrealit që hodhi një banane në drejtim të mbrojtësit të Barcelonës, Dani Alves, në ballafaqimin e skuadrave në kuadër të La Ligës të dielën.

Bëhet fjalë për David Campayo Lleo, 26-vjeç, i paraqitur në polici pas incidentit në El Madrigal.

Sipas uebfaqes së të përditshmes sportive katalane Sport.es, Campayo rrezikon deri në tri vjet burg. Menjëherë pas arrestimit, Campayo është liruar me kusht, në pritje të procesit gjyqësor.

Villarreali e kishte identifikuar menjëherë pas ndeshjes, kur hodhi bananen në drejtim të Alvesit, i cili ishte duke ekzekutuar një goditje nga këndi.

Ylli brazilian e mori bananen, e qëroi dhe e kafshoi, duke zgjuar një trend të ri në luftë kundër racizmit pasi një numër i madh i futbollistëve, përfshirë ata në vendin tonë kanë shprehur mbështetjen e tyre.

Fotografia e Campayos është marrë nga profili në rrjetin social Twitter, të cilin ai tashmë e ka mbyllur.